
Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen dy ndeshjet e para të xhiros së 28-të në Albi Mall Superligë.
Në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, Drita do të jetë nikoqire e skuadrës mitrovicase, Trepçës ’89.
Bardhekaltërit hyjnë në këtë përballje pas fitores javën kaluar ndaj Drenicës, ndërsa ’89-shi pas humbjes së thellë ndaj Prishtinës.
Ndeshja tjetër e së shtunës luhet në Therandë, ku kampioni në fuqi, Ballkani do të sfidohet nga Malisheva e drejtuar nga Bylbyl Sokoli.
Xhiron e kaluar, Ballkani iu kthye fitores pasi mposhti Gjilanin me rezultat 2-0, teksa Malisheva pësoi disfatë minimale nga Llapi në Podujevë.
Të dy ndeshjet e lartpërmendura fillojnë nga ora 15:00.