
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar gazetaret ukrainase që po qëndrojnë në Kosovë, raporton Gazeta10.
Osmani ka thënë se ajo i ka siguruar se do ta mbeshtesë popullin e Ukrainës deri kur atje të triumfojë liria dhe paqja.
Tutje, Osmani ka thënë se ka potencuar punën e tyre të guximshme në mbrojtjes e së vërtetës dhe avancimin e raporteve mes Kosovës dhe Ukrainës.
Këtu keni postimin e plotë:
“Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, i sigurova gazetaret që po qëndrojnë në Kosovë si pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë”, që Kosova do ta mbështesë popullin e Ukrainës deri kur atje të triumfojë liria dhe paqja!
Në një bashkëbisedim frymëzues me to, potencova mbështetjen tonë të plotë për punën e tyre të guximshme në mbrojtjen e së vërtetës dhe në forcimin e miqësisë në mes të popujve tanë. ”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10
Përndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ia dërguar një letër urimi presidenti të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ku në emër të popullit të Kosovës e ka uruar në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, nën rrethana lufte. / Gazeta10



