Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Jeremiq synon ta rrëzojë Marrëveshjen e Ohrit, përmes referendumit

Gazeta10
08 April 2023 - 17:33

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, tha sot se presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, u përpoq ta vendosi vetën mbi popullin dhe se ai vendos në emër të popullit për çështjet më të rëndësishme shtetërore.

“Referendumi për refuzimin e planit “francezo-gjerman” për pavarësinë e Kosovës është e vetmja mënyrë për të parandaluar atë që Vuçiq u dakordua verbalisht në Bruksel dhe Ohër, që është një plan që e ndan Kosovën në mënyrë të përhershme dhe të pakthyeshme nga Serbia”, tha Jeremiq, raporton Danas.

Jeremiq u bëri thirrje autoriteteve në Serbi që të publikojnë dokumentin për të cilin Petkoviq është dakorduar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, në Bruksel. Ai e ka parë problematike çështjen e arritjes së marrëveshjes për të zhdukurit me dhunë nga aparati policor dhe ushtarak serb më 1999-ën. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.