Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zëdhënësi i KOK-ut: Kosova kandidatja e vetme për mikpritjen e Lojërave Mesdhetare 2030

Gazeta10
09 April 2023 - 22:17

Në emisionin “Kampionët”, i cili transmetohet çdo të diel të ftuar në studio janë: opinionistë të përhershëm, Faruk Statovci e Bekim Isufi, gazetari i sportit, Alban Lumi dhe zëdhënësi i KOK-ut, Kushtrim Krasniqi.

Gjatë diskutimit për aplikimin e Kosovës për mikpritjen e Lojërave Mesdhetare për vitin 2030, Kushtrim Krasniqi ka treguar procesin e mbajtjes së këtij eventi.

“Kosova është zyrtarisht kandidatja e vetme për mbajtjen e këtij eventi, na duhet ndihma e Qeverisë se Kosoës. Bisedimet kanë filluar që nga dhjetori i vitit të kaluar, kjo është e pabesueshme në parim, mirëpo nuk është e pamundur”, tha Krasniqi.

Tutje, Krasniqi foli pak edhe për kushtet që nevojitën për organizimin e Lojërave Mesdhetare.

“Na duhet një stadium me 20 mijë ulëse, një stadium atletik me 3 mijë ulëse, dy pishina, rinovime në palestra, e për krejt këto, në Kosovë do të vijë një Komision në qershor të këtij viti që të vlerësojë situatën”, vazhdoi Krasniqi.

Krasniqi bëri me dije se ky event nuk do të mbahet vetëm në Prishtinë.

“Lojërat nuk do të zhvillohen vetëm në Prishtinë, por edhe në 7 qendrat më të mëdha në Kosovë. Pjesë e këtij eventi janë 24 sporte”, tha zëdhënësi i KOK-ut.

Kushtrim Krasniqi tregoi se kanë një bashkëpunim edhe me Shqipërinë.

“Do ta shfrytëzojmë edhe Shqipërinë, duke përdorur bregdetin për sportin e lundrimit, kemi marrë miratimin nga Qeveria e Shqipërisë”, përfundoi Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.