Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pacolli: Rrugët në gjendje katastrofale, Qeveria të veproj për t’i parandaluar aksidentet

Gazeta10
10 April 2023 - 14:05

Kreu i AKR-së dhe biznesmeni Behgjet Pacolli ka ngritur shqetësim se nëpër rrugët e Kosovës po ndodhin shumë aksidente të trafikut, raporton Gazeta10.

Ai ka nxjerrë disa statistika të këtyre aksidenteve në 24 orët e fundit nëpër rrugët e vendit tonë dhe ka treguar edhe shkakun që çon në këto aksidente.

“Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur mbi 62 incidente trafiku nëpër rrugët tona. Shkaku kryesor i këtyre incidenteve janë rrugët, të cilat për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, janë në gjendje katastrofale. Që nga viti 2020, faktikisht, në Kosovë nuk ka mirëmbajtje të rrugëve dhe gjendja e tyre është shkaku kryesor i incidenteve që po kushtojnë jetët e njerëzve. Bëj thirrje te qeveria që të veprojnë për të parandaluar vdekjen e njerëzve”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.