Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Nxirren 10 prej minatorëve të bllokuar  në Trepçë, në përpjekje për t’u shpëtuar edhe 30 të tjerë

Gazeta10
10 April 2023 - 15:21

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, rreth 40 minatorë të minierës së Trepçës kanë mbetur të bllokuar.

Kjo si pasojë e prishjes së një ashensori i cili ua mundëson atyre hyrjen daljen nga thellësia e minierës.

Lidhur me këtë kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Ndërrmarrjes “Trepça”, Ibrahim Januzi ka thënë për Kanal10, se dhjetë  nga punëtorët kanë arritur të dalin jashtë por edhe 30 kanë mbetur.

“Realisht kanë qenë në ndërrimin e natës duke punuar. Kanë qenë t ngujuar rrreth 40 minatorë, për momentin janë edhe 30. 10 prej tyre kaneë dal  nga daljet e dyta. Sumë shpejt pritet me një dalje alterantive edhe për 30 minatorët e tjerë”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se arsyeja e kësaj bllokade është prishja  e ashensorit.

“Arsyeja përse ka ndodh kjo është prishja teknike e ashensorit të Minierës ‘’Trepça’’. Sepse kushtetet janë të mjerueshme, ashensori është vjetërurar. Nuk ka projekte për ripërtrirje.”, ka thënë ai për Kanal10.

Megjithatë ai ka thënë se shumë shpejt do të dalin jashtë edhe minatorët e tjerë, sepse janë duke bërë përpjekje për shpëtimin e tyre./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.