Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Përkujtohet eksodi “Bllaca 99”

Gazeta10
10 April 2023 - 18:53

Raporti: Egzona Shala / Kanal10

Është përkujtuar eksodi “Bllaca 99” ku 440 mijë qytetarë u dëbuan me forcë nga Kosova. Ata morën rrugën drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut, për t’u vendosur në Bllacë të këtij shteti. Burra, gra, fëmijë në një mot të ftoftë qëndruan me javë të tëra në këtë vend si refugjatë. E 24 vite pas, disa prej tyre u kthyen aty ku i kanë kaluar momentet më të vështira të jetës së tyre.

Sofra e shtruar me bukë, 24 vite më parë për dikë u kthye në plumba.

440 mijë qytetare nga e gjithë Kosovë u ndalen në ketë vend, që tani njihet si simboli i eksodit më të madh në historinë shqiptare.

Edhe pas kaq vitesh, në çdo përvjetor Lule Krelani nga Drenasi vije ta vizitoj vendin ku si 19 vjeçare kishte përjetuar tmerrin më të madh në jetën e saj.

Historinë e këtij eksodi bota e njohu përmes kësaj fotografie që u bë simbol i dëbimit masiv nga Kosova, e që tani është gdhendur në murin e memorialit.

Të pavdekshme kanë mbetur kujtimet e gruas që mbante në krah vajzën shtatë muajshe, derisa iknin në Maqedoni të Veriut nga gjenocidi serb.

E pas 24 vitesh, ajo po shikon fotografinë e punuar në memorial, derisa thotë se është e lumtur që vajza e saj gëzon Kosovën e lirë.

Në përvjetor të kësaj dite, kishin ardhur edhe miq nga Shqipëria, e madje eksodit i kishin kushtuar edhe poezi.

E në përkujtim të kësaj dite në Bllacë të Hanit të Elezit morën pjesë përfaqësues të Bashkësisë Islame të Shqipërisë, Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta nga Maqedonia e Veriut dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Ky i fundit u shpreh se institucionet e Kosovës duhet të veprojnë më shumë me të gjitha ngjarjet që kanë bërë kthesë në historinë e luftës së fundit në Kosovë.

Në memorial janë lënë mbishkrime edhe të atyre personave të cilët ngritën zërin e tyre tek bota për çlirimin e Kosovës.

Ndërtimi i memorialit kishte filluar pesë vite më parë, derisa ende nga ajo kohë kanë mbetur pjesë të papërfunduar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.