
Në Skenderaj dje, me datë 10 prill ka ndodhur një rast i dhunës në familje kur djali ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Pas lëndimeve të marra viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.
Sipas raportit të Policisë i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje .
Njoftimi i plotë:
Skenderaj 10.03.2023-19:38. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje . /Gazeta10/