Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të gjitha komunitetet bëhen bashkë në sofër

Gazeta10
11 April 2023 - 18:58

Raporti: Gresa Bardhecaj / Kanal10

Komuna e Graçanicës ka shtruar iftar për shqiptarët, serbët dhe pjesëtarët e komuniteteve tjera. Përfaqësues të kësaj komune kanë thënë se synojnë që organizime të tilla t’i bëjnë tradicionale. Ndërkohë, imamët kanë thënë se një prej simbolikave të muajit të Ramazanit është edhe ulja në sofër e të gjithë qytetarëve pa dallim.

Si rrallë herë, shqiptarët, serbët, e pjesëtarë të komuniteteve tjera kanë organizuar një iftar në periferi të kryeqytetit.

Organizimin e këtij iftari e ka mundësuar Komuna e Graçanicës, në të cilin morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve. 

Nënkryetari i Graçanicës, Leutrim Ajeti, ka thënë se edhe qytetarët serbë e kanë mirëpritur këtë ftesë dhe se synojnë që një organizim të tillë ta kthejnë në traditë në këtë komunë.

Simbolika e muajit të Ramazanit, sipas imamëve, është edhe ajo ku të gjithë qytetarët pa dallim feje, të ulen në sofër e të bëjnë iftar bashkë.

Ndërkohë, pjesëtarë nga komuniteti serb nuk pranuan të flisnin, derisa ata nga komunitetet tjera thonë se organizime të tilla janë të mirëseardhura për ta.

Institucione të ndryshme, përfshirë edhe komunat, gjatë muajit të Ramazanit shtrojnë iftare për qytetarët e të gjitha përkatësive, derisa aktivitete të ndryshme shënohen edhe në rastet e festave tjera fetare në Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.