
Ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti, me të dërguarin për Ballkanin, Gabriel Escobar.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është deklaruar për takimin që pati me krerët e partive opozitare.
Escobar, pas takimit thotë se opozitarët kosovarë e siguruan që nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator, ditën nuk nis zbatimi i masës së reciprocitetit.
“Ata na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë në 1 shtator. Pra, tani jemi këtu sot për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira dhe gjithë ai optimizëm të përkthehen në të mirë të vendit”, tha Escobar.
I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, janë pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.
Pas takimit të mbajtur me presidenten Vjosa Osmani, i cili zgjati mbi një orë, dy emisarët pritet të diskutojnë edhe me shefin e ekzekutivit lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe dy vendimet qeveritare për targa dhe letërnjoftime.
Lajçak pritet të takohet edhe me liderët e partive opozitare, ndërsa një takim me ta Escobar e ka zhvilluar gjatë së martës mbrëma. /Gazeta10