Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Skandaloze| Ministri i Kurtit ka shpenzuar vetëm 2% të buxhetit për shpenzimet kapitale

Gazeta10
13 April 2023 - 11:45

Nga Ministria e Financave që ka shpenzuar vetëm 2% të buxhetit për shpenzimet kapitale, deri tek Ministria për Kthim dhe Komunitet që për këto shpenzime ka harxhuar 98% të buxhetit.

Ministria e Financave që udhëhiqet nga Hekuran Murati përgjatë vitit 2022 e ka shpenzuar vetëm 2% të buxhetit për shpenzimet kapitale.

Kështu ka zbuluar Instituti GAP nga të dhënat e saj, shkruan Gazeta Insajderi.

Pas dikasterit të Financave qëndron ai i Industrisë që drejtohet tash e dy vjet nga Rozeta Hajdari.

Institucioni që menaxhon me Industrinë dhe Ndërrmarrësinë sipas këtyre të dhënave ka shpenzuar vetëm 16% të buxhetit për shpenzimet kapitale.

Më pas renditet ministria e Artane Rizvanollit, do të thotë ajo e Ekonomisë që për shpenzimet kapitale ka harxhuar 38% të buxhetit.

Derisa Ministria e Kulturës që në krye ka Hajrullah Çekun për shpenzimet kapitale ka shpenzuar 40% të buxhetit.

Më të njëjtën përqindje, do të thotë me 40% qëndron edhe Ministria e Punëve të Jashtme që udhëhiqet nga Donika Gërvalla.

Instituti GAP më tej zbulon se Ministria e Mjedisit dhe Ambientit që drejtohet nga Liburn Aliu ka shpenzuar 55% për shpenzimet kapitale.

Me vetëm një përqind më shumë, 56, për shpenzimet kapitale ka shpenzuar ministria e Arben Vitisë.

Bashkëpartiaku i këtij të fundit, Xhelal Sveçla, ka shpenzuar 64% të buxhetit për shpenzimet kapitale, shkruan Gazeta Insajderi. Derisa Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që drejtohet nga Elbert Krasniqi ka harxhuar 67% të buxhetit për shpenzimet kapitale.

Me përqindjen të njëjtë, do të thotë me 67, qëndron edhe Ministria e Arsimit të Arbërie Nagavcit.

Faton Peci, ministri i Bujqësisë, në dikasterin e tij ka shpenzuar 82% të buxhetit për shpenzimet kapitale.

Pas tij qëndron Ministria e Zhvillit Rajonal, që udhëhiqet nga Fikrim Damka, e që për shpenzimet kapitale ka harxhuar 83% të buxhetit.

Derisa 84% të buxhetit për këto shpenzime e ka harxhuar Ministria e Drejtësisë, që drejtohet nga Albulena Haxhiu.

Pas saj, me më së shumti përqindje 96 përkatësisht 98 qëndrojnë Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria për Kthim dhe Komunitet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.