Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gazetari Valon Syla nuk ndalet, ka një porosi për kërcënuesit e tij

Gazeta10
14 April 2023 - 9:07

Gazetari Valon Syla ka reaguar në rrjetin e tij social facebook ndaj të gjithë atyre që e kanë kërcënuar ndër vite në rrjetin e tij social Facebook ku i ka thënë se kanë kohë 24 orë për t’i fshirë mesazhet kërcënues ndaj tij.

Sipas Sylës nëse nuk i tërheqin kërcënimet të gjithë personat do t’i raportojë në Policinë e Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të gazetarit Valon Sylës, të cilin e ka bërë në rrjetin e tij social Facebook.

“Lajmërim Publik për Xhematin e Facebookut.Deri tash asnjë person që mu është kërcënuar me mesazhe nuk e kam derguar apo denoncuar në polici tash e 25 vjet sa punoj si gazetar dhe në media. Si kam denoncuar as kur jam sulmuar fizikisht rastin e gërrnaçit.Por, po e shoh se pernjëmend i keni kapërcyer të gjithë kufijtë e njerëzores dhe asaj që ua lejon liria e juaj.Prej këtij momenti i keni edhe 24 orë afat prej meje, nga mirëkuptimi dhe toleranca, nëse i keni ra pishman, me i fshi e me i tërhjek mesazhet që i keni dërguar drejt adresave të mia. Pas këtij afati, bash secilin do ta denoncoj në polici, veç e veç me foto dhe identitete.Të fala”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.