Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Szczesny pësoi takikardi, sa është i rrezikshëm ky problem në zemër

Gazeta10
14 April 2023 - 9:15

Wojciech Szczesny ka frikësuar të gjithë dje me sëmundjen e papritur që kishte në ndeshjen ndaj Sportingut.

Portieri i Juventusit u detyrua të lë fushën në pjesën e parë pas një shqetësimi shëndetësor të momentit që kishte. Mjekët kanë konfirmuar se polaku pësoi takikardi. Takikardia përfaqëson përshpejtimin e ritmit të zemrës, pra shpeshtimin e rrahjeve të saj në një minutë (përshpejtim jonormal i ritmit të zemrës, me mbi 100 rrahje/minutë.), që ndodh për arsye të ndryshme.

Palpitacionet përfaqësojnë ndjesinë e goditjeve të forta dhe jonormale në zonën e zemrës, që përgjithësisht shoqërohen me ndjenjë ankthi dhe vështirësi në frymëmarrje. Shpesh, ato janë kalimtare dhe të padëmshme, por në raste të rralla mund të jenë tregues i pranisë së një sëmundjeje të caktuar.

“Tani jam mirë dhe kontrollet thonë se gjithçka është në rregull. Ishte e frikshme, po mundohesha të merrja frymë dhe nuk arrija ta bëja këtë. Më kapi një ndjenjë ankthi. Përgëoj Perin për pritjet që i ka bërë në portë” ka thënë Szczesny pas ndeshjes./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.