Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kjo fundjavë na sjell xhiron e 29-të në Superligën e Kosovës

Gazeta10
14 April 2023 - 11:09

Ky vikend na sjell para ekranit xhiron e 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, e cila në përbërje ka disa ndeshje interesante.

Lideri i tabelës, Drita luan këtë javë si mysafire e Dukagjinit, me këta të fundit që kohëve të fundit po tregohen mjaft të papërshtatshëm.

Sfida e cila zhvillohet të dielën në stadiumin “18 qershori” në Klinë luhet me fillim nga ora 15:00.

Ndërkohë, po të njejtën ditë, në orarin e njejtë, luan edhe Ballkani, i cili udhëton për në Skenderaj, ku do të zhvillojë sfidën ndaj vendit të fundit në tabelë, Drenicës.

Portokallezinjtë hyjnë në këtë takim pas barazimit 2-2 me Malishevën, ndërsa Drenica pas humbjes së pësuar nga Llapi me rezultat të thellë prej 4-0.

Prishtina e drejtuar nga Debatik Curri, këtë të shtunë luan përsëri si vendas, mirëpo kësaj here do të jetë nikoqire e Ferizajt.

Ferizaj udhëtojnë për në kryeqytet pas fitores ndaj Gjilanit, teksa Prishtina xhiron e kaluar u mposht si vendas nga skuadra e Dukagjinit.

Ndeshje tjetër interesante do të luhet edhe në Mitrovicë, ku skuadra e Trepçës ’89 pret atë të Llapit, me ndeshjen që luhet ditën e shtunë.

89-shi hyn në këtë ndeshje me vetbesim pas barazimit të nxjerrrë në Gjilan te Drita, ndërsa Llapi luan në “Riza Lushta” për tre pikët e radhës, në mënyrë që të sigurojë vendin e tretë, i cili të dërgon në Evropë.

Malisheva të shtunën e 15 prillit pret në “Liman Gegaj” skuadrën e Gjilanit, me ndeshjen që fillon nga ora 15:00.

Tabelës së klasifikimit në elitën e futbollit kosovar i prin skuadra gjilanase, Drita, e cila ka 56 pikë, e ndjekur nga Ballkani në vendin e dytë me 55 pikë, gjersa vendin e tretë e zë Gjilani me 40 pikë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.