Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qëndroi gjatë në pishinë, si përfundoi në spital familja kosovare?

Gazeta10
14 April 2023 - 13:23

Përfundojnë në spitalin e Kavajës katër turistë nga Kosova, një 35-vjeçare dhe tre të mitur. Bëhet e ditur se ata kanë qëndruar për një kohë të gjatë, në një pishinë të brendshme në një hotel.

Ndërkohë për fat të mirë ata nuk kanë paraqitur problem serioze me shëndetin. Pas vizitës në spital, këta shtetas janë larguar në banesat e tyre.
Ngjarja raportohet të ketë nddhur ditën e djeshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.04.2023, në spitalin e Kavajës, janë paraqitur për kontroll mjekësor shtetasja M. P., 35 vjeçe, dhe tre shtetas të mitur, banues në Kosovë, pasi kanë qëndruar për një kohë të gjatë, në një pishinë të brendshme. Pas vizitës në spital, këta shtetas janë larguar në banesat e tyre.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për vlerësim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.