Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kritikohet mostransparenca e dëshmitarëve në Hagë (VIDEO)

Gazeta10
15 April 2023 - 21:19

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10


Njohësit dhe monitoruesit e procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale, e kanë kritikuar vendimin e trupit gjykues për mbylljen totale të të gjitha deklaratave të dëshmitares së parë, kundër ish krerëve të UÇK-së. Shqetësuese e kanë parë shkeljen e Parimit të Transparencës nga Gjykata Speciale. Sipas tyre, përveç deklaratave që mund ta zbulojnë identitetin e dëshmitarit, të tjerat duhet të jenë publike.

Dëshminë e dha, por asgjë nuk u dëgjua.

Seanca e dëshmitares së parë,  kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit që nisi këtë martë, qe e blinduar për publikun për tri ditë me radhë.

Për dhjetëra orë sa fjalën e patën mbrojtësit e ish krerëve të UÇK-së, u dëgjua fare pak nga pyetjet e tyre, e aspak nga përgjigjet e dëshmitares.

E vendimi i trupit gjykues për seanca private po kritikohet nga monitoruesit e këtij procesi gjyqësor.

Nga Fondi për të Drejtën Humanitare thonë se përveç kujdesit ndaj deklaratave që mund ta zbulojnë identitetin e dëshmitarit, pjesa tjetër e dëshmisë duhet të jetë e hapur për publikun.

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, cenimi i parimit të publicitetit nga Gjykata Speciale është shqetësuese.

Megjithatë, thonë se një gjë e tillë nuk mund ta deformoj procesin. 

Kritika për mos transparencë kanë edhe nga Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së.

Dëshmitares së parë iu deshën 3 ditë për ta dhënë dëshminë e saj kundër katërshes së UÇK-së.

Dëshmitë e tjera vazhdojnë në javën e ardhshme nga 17 deri më 20 prill.

Pas më shumë se dy vjet në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse, të cilët u deklaruan të pafajshëm për të gjitha akuzat, me të cilat i ngarkon Prokuroria Speciale./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.