Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Produktet vendore më të shtrenjta se ato të importit

Gazeta10
15 April 2023 - 22:08

Raporti: Viola Korça/Kanal10


Produktet vendore në Kosovë në disa raste çmimet i kanë më të larta se ato të importit. Prodhuesit vendorë nuk po i bëjnë ballë konkurrencës së padrejtë në treg, prandaj kanë kërkuar më shumë inspektime. Për këtë Klubi i Prodhuesve po fajëson tregtarët, ndërkaq nga Oda Ekonomike ka kërkuar nga qeveria mbështetje për kompanitë vendore.

Çmimet më të larta të produkteve vendore sesa të atyre të importuara në Kosovë janë bërë shqetësuese për prodhuesit.

Sipas tyre kjo është e papranueshme dhe se për këtë shkak prodhuesit vendorë nuk po i bëjnë ballë konkurrencës së padrejtë në treg.

Pronari i njërës prej bizneseve vendore në Kosovë, Shaqir Palushi thotë se kurrsesi nuk bën që një produkt i prodhuar në vend të jetë më i lartë me çmim sesa ai i importuar.

Prandaj ai kërkon më shumë kontrolle nga ana e inspektorëve në treg.

Ndërkaq, Klubi i Prodhuesve fajëson tregtarët, të cilët, sipas tij, po vendosin njëanshëm marzhën e fitimit.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka kërkuar nga qeveria mbështetje për kompanitë vendore dhe ka ftuar institucionet përkatëse të bëjnë një analizë në treg.

Produktet, të cilat importohen nga vendet e rajonit dhe më gjerë, vazhdojnë të dominojnë në tregun e Kosovës dhe të konsumohen në masë të madhe nga qytetarët./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.