Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Një 64-vjeçar gjendet pa shenja jete në Entin Social në Shtime

Gazeta10
16 April 2023 - 16:45

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Entin Special në Shtime, ka bërë të ditur Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

Veseli tha se T.A, 64 vjeçar që ishte pacient i Entit e i cili që një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, i 9shtë dërguar pa shenja jete në QKMF-në në Shtime.

“Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet. Nga hetimet e zhvilluara hetuesit kanë mësuar se pacienti ishte sjellur pa shenja jete në QKMF-Shtime, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa sipas personelit të Entit Special nëShtime, viktima një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën terapi mjekësore”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.