Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Barça, sërish barazon në kampionat

Gazeta10
16 April 2023 - 19:39

Barcelona është ndalur sot në barazim pa gola nga Getafe në stadiumin e kësaj të fundit. Ky është barazimi i dytë radhazi për Barçën.

Djemtë e Xavit kanë kontrolluar në tërësi lojën, duke krijuar edhe më shumë raste shënimi, por pa ndonjë sukses.

Në anën tjetër, Getafe është mbrojtur shumë mirë dhe ka luftuar deri në fund për të ruajtur rezulatin.

Kjo pikë i ka shërbyer shumë Getafes që kërkon të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll.

Ndërsa, Barcelona mbetet e pashqetësuar në krye të La Ligas, 11 pikë më shumë se Real Madrid i vendit të dytë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.