
Në emisionin “Kampionët” gjatë ditës së diel, të ftuar në studio janë: Faruk Statovci, Avni Haxhiu, Muhamet Dragusha dhe Kastriot Rexha, gjersa në lidhje direkte i ftuar është edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina.
Gjatë diskutimit për xhiron e 29-të e zhvilluar në kaudër të Albi Mall Superligëas së Kosovës, Muhamet Dragusha ka thënë se Ballkanit po i mungojnë rezultatet.
“Ballkani nuk është në formën e duhur, ka mungesë të rezultateve, por jo edhe të lojës.”, ka thënë Dragusha.
Tutje, ai foli edhe për skuadrën e Dritës, duke theksuar se kjo nuk është Drita që nuk jemi mësuar ta shohim.
“Edhe Drita nuk është në formë të mirë, mirëpo ëshë e qartë që kjo nuk është Drita që jemi mësuar ta shohim, nuk është ajo Drita guximtare e sulmuese.”, përfundoi Dragusha.