Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rexha: Drita e Ballkani janë kryefjala në Superligën e Kosovës

Gazeta10
16 April 2023 - 22:07

Në emisionin “Kampionët” gjatë ditës së diel, të ftuar në studio janë: Faruk Statovci, Avni Haxhiu, Muhamet Dragusha dhe Kastriot Rexha, gjersa në lidhje direkte i ftuar është edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Gjatë diskutimit për xhiron e 29-të e zhvilluar në kaudër të Albi Mall Superligës së Kosovës, Kastriot Rexha ka folur rreth Ballkanit e Dritës dhe ndeshjeve të tyre këtë xhiro.

“Drita e Ballkani janë kryefjala në Superligën e Kosovës, duke qenë shumë larg skuadrave të tjera.”, tha Rexha.

Tutje, ish-futbollisti i shumë skuadrave në Kosovë, ka thënë se Ballkani ka cilësinë më të lartë në elitën e futbollit kosovar.

“Për mendim timin, Ballkani ka fondin më të mirë të lojtarëve, së bashku me Dritën, dhe besoj se ka dallim të madh mes këtyre dy skuadrave dhe pjesës tjetër të ligës.”, përfundoi Rexha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.