Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arbnor Ramadani shpallet “Ylli i Javës” për xhiron e 29-të në Superligë

Gazeta10
17 Prill 2023 - 12:27

Mesfushori i Gjilanit, Arbnor Ramadani është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ramadani arriti të kontribojë me dy asistime në fitoren e Gjilanit kundër Malishevës në fundjavë.

28-vjeçari u shpreh i lumtur që për herë të dytë u vlerësua me çmimin ‘Ylli i Javës’, derisa theksoi se fitorja në Malishevë ka bërë që skuadra e tij të jetë afër arritjes së objektivit për ta siguruar daljen në garat evropiane edhe në këtë edicion.

“Kjo është hera e dytë që shpallem më i miri i javës dhe është një kënaqësi e vërtetë, sidomos tash në fund të kampionatit, kur secila lojë luftohet shumë, secila pikë është e rëndësishme dhe secili lojtar jep më shumë se 100% nga vetja. Për këtë çmim meritë kanë edhe bashkëlojtarët, të cilët i falënderoj për punën dhe përkushtimin e madh në ndeshjen kundër Malishevës. Tani Gjilani është këndellur dhe jemi në rrugën e duhur për të siguruar daljen në garat evropiane. Na presin edhe 7 ndeshje të tjera shumë të rëndësishme, derisa shpresojmë të jemi edhe në finale të Kupës së Kosovës”, deklaroi Arbnor Ramadani.

Ramadani deri më tani këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tre asistime në 25 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.