Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arsim Thaqi jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Dritës

Gazeta10
17 April 2023 - 13:03

Arsim Thaqi nga sot e tutje nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Dritës.

Thaqi ka dhënë dorëheqje nga detyra e shefit të shtabit teknik të klubit gjilanas pas barazimit pa gola kundër Dukagjinit në fundjavë, që i kushtoi kësaj skuadre me humbjen e pozitës së liderit.

Njoftimin për dorëheqjen e Thaqit, Drita e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Arsim Thaçi jep dorëheqje të parevokushme. Trajneri Thaçi e ka ofruar dorëheqjen pas barazimit në ndeshjen e fundit kundër KF Dukagjinit. I pa kënaqur me rezultatet e deritanishme, treneri Thaqi sot kërkoi takim me kryesin e klubit për ofruar dorheqjen e tij. Pas shumë diskutimiteve kryesia e klubit i ofroj trenerit mbeshtetje për vazhdimin e rrugetimit drejt synimit të klubit por që treneri ishte i vendosur për këtë vendim dhe kryesia e klubit u detyrua ta respektoj vendimin e trenerit Arsim Thaqi për të ja pranuar dorëheqjen. Klubi jonë FC DRITA e falënderon trenerin Thaqi për bashkëpunimin tejet korrekt dhe profesional duke i dëshiruar shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Arsim Thaqi u emërua trajner i klubit gjilanas më 4 janar, dhe në 11 ndeshje në krye të kësaj skuadre ka arritur pesë fitore, katër barazime dhe dy humbje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.