Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vela e publikon një dokument të Serbisë, që dëshmon ndërhyrjet për dështimin e zgjedhjeve në veri

Gazeta10
17 April 2023 - 13:37

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një dokument ku Qeveria e Serbisë propagandon për zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës.

Për këtë Vela ka shkruar në Twitter se kjo është një dëshmi e ndërhyrjes së Beogradit në zgjedhjet lokale në veriun e Kosovës që mbahen më 23 prill.

“Kjo është një dëshmi prima facie e përpjekjes së Serbisë për të ndërhyrë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës. Një ndërhyrje e tillë e huaj në zgjedhje synon të prishë të gjithë procesin zgjedhor dhe të frikësojë serbët vendas që të mos ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”, ka shkruar Vela.

Dokumenti i publikuar paraqet një kërkesë të Beogradit për misionet e huaja ku përmendet rezoluta 12/44. Sipas Serbisë serbët e Kosovës po rrezikohen dhe iu nevojitet mbrojtje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.