Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Akrobatja kineze rrëzohet për vdekje gjatë performancës së saj

Gazeta10
17 April 2023 - 19:13

Një akrobate kineze është rrëzuar gjatë një performace të shtunën duke humbur jetën.

Gruaja, mbiemri i së cilës ishte Sun, ra teksa po bënte një numër në trapez, në qytetin Suzhou në provincën Anhui.

Pamjet e rrëzimit janë bërë virale në mediat sociale pasi tregojnë gjimnasten në momentin që bie në skenë pasi numri që po ekzekutonte me partnerin e saj nuk shkoi siç duhej.

Sun ra nga një lartësi e madhe pasi partneri i saj nuk mundi ta kapte me këmbë gjatë numrit. Ajo u dërgua në spital ku mjekët tentuan ta shpëtonin por pa rezultat. Mediat në vend raportojnë se akrobatja la pas dy fëmijë.

Ndërkohë ka nisur një hetim për rastin. Partneri që nuk mundi ta kapte ishte bashkëshorti i saj. Prej vitesh ata punonin bashkë, shpesh edhe pa rrip sigurimi, vetëm që të “dukeshin bukur.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.