Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani bashkë me Konjufcën dhe Ramën bëjnë homazhe për Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës

Gazeta10
18 April 2023 - 12:09

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën e Dëshmorëve të komunës së Prishtinës, bashk me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve.

Republika e Kosovës, sipas Osmani është ideali i shumë brezave dhe kontribut i dëshmorëve të UÇK-së, të cilët e përmbushën ëndrrën tonë për liri dhe shtet.

“Sot përkulemi para veprës së të gjithë dëshmorëve të UÇK-së nga komuna e Prishtinës, të cilët mbrojtën dinjitetin tonë, na bën krenarë me heroizmin e tyre duke dhënë jetën për lirinë tonë, për shtetin tonë”.

“Ata do të jenë përherë udhërrëfyes për brezat dhe kujtesa jonë për rrugën nëpër të cilën kemi kaluar deri te liria. Dëshmorët e UÇK-së, janë kujtimi dhe motivi i përhershëm për Republikën e Kosovës”, ka theksuar Osmani./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.