Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rohde për vizat: S’mund ta shpreh sa jam i gëzuar

Gazeta10
18 April 2023 - 14:27

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka përshendetur miratimin e liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian.

Ai shpërndau një Twitter adresimin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila iu gëzua këtij miratimi.

”Më në fund është bërë! Me miratimin përfundimisht sot nga Parlamenti Evropian, liberalizimi i vizave i vonuar do të futet më së voni deri më 1 janar 2024. Gjermania ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën që nga viti 2016”, ka shkruar ambasadori gjerman.

”Nuk mund të shpreh sa i lumtur jam për qytetarët kosovarë! E merituar! Faleminderit eurodeputetes Violavon Cramon për angazhimin tuaj në këtë çështje”, ka thënë ambasadori.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi nesër  do të udhëtojë për në Strasburg, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.