
Raporti: Saranda Aliu / Kanal10
Disa banorë të fshatit Kishnapolë të Gjilanit, po e kundërshtojnë zëvendësimin e emrit të shkollës nga Afërdita në atë të dëshmorit “Nijazi Osmani”. Sipas tyre ky emër simbolizon kontributin e një femre shqiptare në arsim, për çka thonë se është vendosur nga viti 1068. Ata i lënë fajin drejtorit të shkollës për këtë iniciative, por ky i fundit e kundërshton. Nga komuna thonë se kjo kërkesë është bërë nga këshilli i fshatit.
Me emrin e ri të shkollës nuk po pajtohen, e të vjetrin duan ta rikthejnë me çdo kusht.
Kështu disa banorë të Kishnapolës së Gjilanit, janë mbledhur të martën para shkollës së fshatit në shenjë pakënaqësie me vendimin.
Ata po e akuzojnë drejtorin e shkollës se e ndërroi emrin e këtij institucioni, nga Afërdita, në atë të dëshmorit, Nijazi Osmani.
Për këtë thonë se nuk i ka pyetur askush.
Kjo situatë i tensioni banorët e drejtorin aktual të shkollës.
Megjithatë ky i fundit nuk pranoi të jap qëndrimin e tij para kamerës.
Djali i personit që i vendosi emrin kësaj shkolle ka rrëfyer për Kanal10, se si i lindi ideja.
Për të kundërshtuar vendimin, banorëve në ndihmë u dolën edhe juristët, që thonë se i njëjti përmban shkelje ligjore.
Ndërkaq, nga komuna e Gjilanit kanë thënë se kërkesa ka ardhur nga këshilli i fshatit dhe zëvendësimi i emrit është bërë nën arsyetimin se “Afërdita” është emër abstrakt.
Televizioni ka provuar të marrë më shumë detaje lidhur me këtë çështje, por drejtoresha e arsimit, Albana Demiri, gjatë ditës ka qenë e paqasshme.