Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë një vajzë është dhunuar nga një mashkull, raporton Gazeta10.
Sipas raportit policor vajza ishte duke shkuar të merrte me qera shtëpinë e të dyshuarit dhe është dhunuar seksulaisht pa dëshirën e saj.
Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësorë ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 18.04.2023-18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar (të cilën do ta merte me qera) është sulmuar seksualisht pa dëshirën e saj. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Gazeta10/