Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave, pamjet ekskluzive nga Strasburgu (Video)

Gazeta10
19 April 2023 - 15:15

Në Strasburg ka përfunduar ceremonia e nënshkrimit të vendimit për liberalizimin e vizave të Kosovës.

Nga pamjet që ka siguruar Gazeta10, të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit nga Kosova ishte Zv/ Kryeministri, Besnik Bislimi dhe Kryediplomatja Donika Gërvalla.

Nga BE morën pjesë kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ministrja suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së, Jessika Roswall.

Po ashtu, të ftuar janë edhe kryetari i LIBE, Juan Fernando López Aguilar dhe raportuesi për vizat e Kosovës, eurodeputeti Thijs Reuten.

Ky i fundit pas pak pritet të mbajë një konferencë për media.

Të martën Parlamenti Europian, në mungesë të kundërshtimeve, ka miratuar pa votim liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas vendimit të dakorduar të institucioneve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari 2024.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.