
Prishtina ka shënuar fitore përballë Vushtrrisë me rezultat 6-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Hasan Hyseni në minutën e nëntë kaloi Prishtinë në epërsi. Më pas, Leutrim Kryeziu në të 15-tën dhe 26-tën shënoi për rezultatin 3:0.
Pllana, Pefqeli shënuan edhe dy golat e tjerë në pjesën e dytë.
Ndërsa golin e fundit për kryeqytetasit e shënoi Igball Jashari, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari.
Ky ishte edhe goli i tij i parë si futbollist profesionist./Gazeta10