
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, si dhe i dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi. Miroslav Lajçak, po e mbajnë takimin e fundit në Kosovë në veriun e vendit ku do të takojnë përfaqësuesit serbëve të Kosovës, raporton Gazeta10.
Ata aty janë pritur nga ministri për Komunitete dhe Kthim, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq dhe nga kryetari i Komunës të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.
Takimet e tyre në Kosovë po vijnë pasi paraprakisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishin dështuar të gjejnë ndonjë zgjidhje në Bruksel, për t’i ulur tensionet që janë ngritur së fundmi në veriun e Kosovës e që lidhen me paralajmërimin e Kosovës se do të vendos reciprocitet në targa dhe dokumente kalimi me Serbinë. / Gazeta10.