Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pemëtari ankohet se nuk po i kompensohet dëmi i pemëve

Gazeta10
19 April 2023 - 19:26

Raporti: Saranda Alshiqi/Kanal10

Me dy hektarë të mbjella me pemë, Ismajl Imeri nga Livoçi i Epërm i Gjilani thotë se shumë prej tyre iu dëmtuan nga breshëri.

Ani pse kjo i ndodhi në vjeshtën e vitit të kaluar, ai thotë se ende nuk mori kompensim për to.

Imeri thotë se me këtë punë mban familjen e tij.

Ndonëse nuk u pajtua me vlerësimin e dëmit që iu bë, ai thotë se as ajo shumë nuk i erdhi e të cilat i duhen për të nisur punën me pemët për këtë vit.

Në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Bujqësisë,  thonë se procedura është zgjatur për shkak të mungesës së kompletimit të dosjeve derisa tani pas kompletimit të tyre janë përfundimit kështu për t`u kryer kompensimi.

“Fermerë të cilët komisionet komunale nuk i kanë kompletuar dosjet e nevojshme, kishin të drejtë ankese në Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave për Dëme të Shkaktuara nga Fatkeqësitë Natyrore në Bujqësi për vitin 2022 në MBPZhR. Komisioni i Ankesave tashmë e ka përfunduar punën e tyre sipas procedurave të rregullta dhe janë në përfundim e sipër të procesverbalit dhe raportit përfundimtar, i cili pas kësaj, do të procedohet për në Qeveri për aprovim të tij, në mënyrë që të realizohet edhe kompensimi për fermerët tjerë,ankesat e të cilëve pas ri-shqyrtimit janë pranuar, siç është edhe rasti i fermerit Islam Imeri nga komuna e Gjilanit.”-Ministria e Bujqësisë

Nga dëmet në bujqësi janë kompensuar 980 fermerë të cilët ishin kualifikuar me dosjet e kompletuara, kurse pas përfundimit të procedurave pritet të kompensohen edhe fermerët tjerë.

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.