
Salih Mustafa i njohur si Komandant Cali, e ka telefonuar Fahri Fazliun e ri, nipin e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu, shkruan Gazeta10.
Lajmin e ka bërë të ditur Fazliu me anë të një postimi, ku ka treguar se është telefonuar nga Cali duke u shprehur i emocionuar me fjalët që mori nga Mustafa.
“Komandant, Salih Mustafa – Cali, sapo me telefonojë nga Haga. Ai po mbahet padrejtësisht në Hagë. Më emecionojë shumë me fjalët ma të mira për të gjithë rinën tonë, të bëhemi sa më të mirë e të dashur për të gjithë. Faleminderit shumë Xhaxhi Salih Mustafa për këtë thirrje. Më krijove shumë emocione dhe mallengjim. Të fala me tha të gjithëve ju bënë! E di që gjithmonë qëndron i fortë! Për ne që të njohim, do të mbetesh gjithmonë i fortë. Të dua fort, Xhaxhi Cal!”, ka shkruar ai.
Salih Mustafa është duke u mbajtur në paraburgim në Hagë, me pretendimet se ai ka kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës.
Për këto pretendime Specialja e dënoi atë me 26 vite burgim dhe 207 mijë euro dëmshpërblim ndaj viktimave të pretenduara./Gazeta10