Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sonte mësohen çiftet gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës

Gazeta10
20 April 2023 - 9:05

Pas Ligës së Kampionëve, sonte do të mësohen çiftet gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës.

Me fillim nga ora 21:00, në program janë katër përballjet e kthimit në kompeticionin e dytë madhor të UEFA-s, shkruan Gazeta10.

Manchester United do të vizitojë Spanjën për t’u ndeshur me Sevillan. Rezultati i takimit të parë është 2:2, andaj sonte në “Ramon Sanchez Pizjuan” është gjithçka e hapur.

Juventusi do të ketë gjithashtu punë në udhëtim te Sportingu i Lisbonës.

“Zonja e Vjetër” gëzon avantazh 1:0 pas ndeshjes së parë, rezultat ky jo komod për të besuarit e trajnerit Allegri.

Roma do të synojë përmbysjen në rezultat dhe kalimin tutje në ndeshjen e kthimit kundër Feyenoordit në stadiumin “Olimpico” në kryeqendrën italiane.

Feyenoordi triumfoi 1:0 në Rotterdam ndaj Romës, teksa sfida në Itali do të jetë përcaktuese.

Në takimin tjetër, Royale Union luan me Bayer Leverkusenin. Rezultati i sfidës së parë ka qenë i barabartë 1:1./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.