Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pushteti sulmon sistemin e drejtësisë dhe prokurorin Isufaj

Gazeta10
20 April 2023 - 19:15

Raporti: Egzona Shala/Kanal10

Arrestimi i drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka përplasur pushtetin dhe opozitën në seancën e së enjtes të legjislativit të vendit.

Derisa, opozita ka kërkuar përgjegjësi për këtë rast, kryeministri Albin Kurti dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë sulmuar Prokurorinë Speciale, si selektive në trajtimin e rasteve të korrupsionit.

Kreu i ekzekutivit kosovar është shprehur i bindur se në Prokurori ekziston një disponim negativ karshi Qeverisë së udhëhequr prej tij dhe se për arrestimin e Krasniqit sipas Kurtit, është gëzuar opozita.

Kurti e ka akuzuar Prokurorinë se nuk ka hetuar keqpërdorimet, që sipas tij, janë bërë në të kaluarën në KEK.

Përveç institucioneve të hetuesisë e gjyqësorit, Kurti ka sulmuar edhe prokurorin Blerim Isufaj, i cili sipas tij, nuk ka miratimin e krerëve të shtetit për të qenë në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kritika ndaj prokurorit Isufaj dhe të sistemit të drejtësisë kanë adresuar edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, këto akuza janë cilësuar si të papranueshme dhe të frikshme nga partitë opozitare.

Shkarkimin e Krasniqit dhe të bordit të KEK-ut e kanë kërkuar nga PDK-ja, duke e akuzuar Qeverinë Kurti se është duke i bërë dëm vendit me sulmet ndaj sistemit të drejtësisë.

Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se nëse kryeministri, kryeparlamentari e presidentja përzihen në sistem të drejtësisë është puç institucional.

E kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Kurti që ta merr anën e drejtësisë dhe ligjit.

Ndaj deklaratave të kryeministrit Kurti dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje rreth sistemit të drejtësisë, kanë reaguar edhe ligjvënës të tjerë opozitarë, duke e vlerësuar si shqetësuese një qasje të pushtetit karshi institucioneve të hetuesisë e gjyqësorit.

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.