
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se kjo do të hyjnë në grevë të përgjithshme, raporton Gazeta10.
Gjatë vizitës me këshillin grevist të BSPK-së në çerdhen “Yllkat”, Jasharaj ka thënë se po të ketë vullnet qeveria mund t’i plotësojë kërkesat e tyre.
“Qeveria me dashtë mund t’i realizojë kërkesat tona e jo të vajtojë që po mbesin fëmija rrugëve, po mbesin pa shkolla, e qytetarë pa e nxjerr një dokument. Qeveria le të ulet me ne, le të arrijë një marrëveshje të pranueshme, situata do të qetësohet. Nëse jo, në rrugë të Zotit jemi dhe s’kemi pas rrugë tjetër”, ka thënë Jasharaj.
Tutje, ai ka thënë se nuk ka rrugë tjetër dhe se nuk e kanë ndërmend të dorëzohen, teksa për këtë edhe është betuar para mediave.
“E di qysh ndjeheni edhe ju edhe mësuesit tanë, por s’kemi pas rrugë tjetër. Të dorëzohemi nuk e kemi ndërmend, prandaj e kemi zgjedhur rrugën tjetër që na thotë ligji, të shkojmë në grevën e përgjithsme. Ne s’do të lëshojmë pe, po ju betohem këtu para mediave. Uroj që qeveria të këndellët dhe të fillojë me zgjedhjen e kërkesave tona që janë legjitime”, ka thënë më tej Jasharaj. / Gazeta10.