Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Konfirmohet: Kosovarët s’do tё mund tё udhëtojnë nё Spanjë edhe pas liberalizimit tё vizave

Gazeta10
21 April 2023 - 11:23

Shtetasit e Kosovës, nuk do tё munden tё udhёtojnё nё Spanjë pavarësisht vendimit pёr liberalizimin e vizave me shtetet e Evropës Perëndimore.

Kёtё e kanё konfirmuar zyrtarët e Komisionit Evropian tё cilёt kёtё situatё e arsyetojnё me faktin se Spanja nuk i njeh dokumentet e udhëtimit tё Kosovёs.

“Njohja e dokumenteve të udhëtimit është kompetencë kombëtare. Ndër vendet e Shengenit, të gjitha, përveç njërës, i kanë njohur dokumentet e udhëtimit të Kosovës. Kjo do të thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën do t’u mundësojë mbajtësve të pasaportës së Kosovës të udhëtojnë pa viza në të gjitha vendet e Shengenit, përveç njërit”, ka deklaruar nё njё përgjigje me shkrim Annita Hipper, zёdhёnёse e Komisionit Evropian.

Spanja dhe katёr shtete tjera tё Bashkimit Evropian (Rumunia, Sllovakia, Qipro dhe Greqia) nuk e kanё njohur pavarёsinё e Kosovёs. Tё gjitha kёto shtete, pёrfshirё edhe Spanjёn kanё votuar nё favor tё liberalizimit nё takimin ministror tё mbajtur me 9 mars, kur vendimi kaloi nё nivel tё Kёshillit tё BE-sё.

Qёndrimi spanjoll ndaj Kosovёs ishte arsye pёrse data e fundit pёr heqjen e regjimit tё vizave u shtye pёr 1 janar.

Data fillestare ishte paraparё tё jetё 1 dhjetori i kёtij viti, mirёpo pёr shkak se ёshtё kjo periudhё kur Spanja kryeson me Bashkimin Evropian, Madridi zyrtar ka refuzuar qё vendimi tё hyj nё fuqi gjatё presidencёs spanjolle.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.