
Në pikën e votimit në Zveçan e njohur si ajo “Afër Bazenit” e cila njëkohësisht është edhe qendra më e madhe e votimit, materiali zgjedhor ka arritur me 20 minuta vonesë, shkruan Gazeta10.
Pikërisht në këtë qendër, pak më parë votoi edhe kandidatja e pavarur për kryetare të Zveçanit, Sladjana Pantoviç e cila është edhe votuesja e parë në këtë qendër.
Ajo ka thënë se pret që procesi të jetë i rregullt dhe nuk pranon të i komentoj zhvillimet e fundit, duke shtuar se nuk pret që të ketë numër të madh të votueseve.
Ajo është përcjellur nga Policia e Kosovës gjatë votimit të saj.
Në këtë qendër votojnë mbi 5000 votues.
Ndërkohë zgjedhjet në Zveçan po monitorohen nga një numër i shtuar i zyrtarëve policor./Gazeta10