Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Votimi i hapur që tre orë, në Zhazhë të drejtën e tyre të votës e shfrytëzuan vetëm 20 persona

Gazeta10
23 April 2023 - 10:36

Në fshatin Zhazhë të Zveçanit i banuar me shumicë shqiptare, vendvotimi është hapur me 25 minuta vonesë, për shkak se kishte vonesë të materialit zgjedhor.

Megjithëse kanë kaluar mbi 3 orë që është hapur votimi, në këtë pikë kanë votuar vetëm 20 persona, kështu ka bërë të ditur gazetarja e Kanal10, Bleona Dallaveraj.

Situata në Zhazhë është e qetë dhe po monitorohet nga Policia e Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.