
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca përmes një shkrimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, shkruan Gazeta10.
Konjufca ka thënë se këto vota do të kenë ndikim të madh në vendimmarrjen lokale.
“Prandaj i ftoj qytetarët me të drejtë vote të këtyre komunave që të marrin pjesë sa më masivisht në zgjedhjet e sotme lokale. Mos e humbni rastin. Vota juaj do të ketë ndikim të madh në vendimmarrjen lokale, në ndryshimet e përgjithshme pozitive dhe në jetën e mirëqenien tuaj.”, shkroi ai.
Kryeparlamentari cilësoi se këto zgjedhje po mbahen në një atmosferë të qetë e demokratike./Gazeta10