Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dajaku: Drita është bërë shembull për skuadrat tjera të Superligës

Gazeta10
23 April 2023 - 23:12

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me analistë të përhershëm Faruk Statovci e Bekim Isufi. Të ftuar janë: Albin Prapashtica, Arbër Prekazi dhe Taulant Dajaku.

Gjatë diskutimit për ndeshjen mes Dritës dhe Prishtinës, Taulant Dajaku tha se Drita ka dhënë një shembull të mirë në krahasim me ekipet tjera.

“Drita ka dhënë një shembull të mirë në krahasim me skuadrat tjera, sepse nuk kanë nxituar për ta zgjedhur trajnerin sepse ata po kërkojnë një zgjidhje afatgjatë jo vetëm për ta kaluar këtë sezon.”, tha fillimisht Dajaku.

Tutje, ai tha se kryesia e Dritës duhet të përgëzohen për mënyrën sesi e menaxhojnë klubin gjilanas

“Bunjaku dhe Murseli duhet të komplimentohen për shkak se kanë treguar një kulturë të lartë sportive. Drita është një markë që është vazhdimisht në rritje. Këtë e shoh si tregues që gjatë kësaj periudhe ata kanë bërë hulumtime dhe nuk janë sot ku janë vetëm rastësisht.”, u shpreh Dajaku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.