Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Statovci: Ballkani ka qenë dominues, Trepça nuk pati kontigjent dhe fond të mjaftueshëm të lojtarëve

Gazeta10
23 April 2023 - 23:38

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me analistë të përhershëm Faruk Statovci e Bekim Isufi. Të ftuar janë: Albin Prapashtica, Arbër Prekazi dhe Taulant Dajaku.

Gjatë diskutimit për ndeshjen mes Ballkanit dhe Trepçës 89’, Statovci tha se Ballkani e ka dominuar ndeshjen.

“Ballkani ka qenë dominues, për faktin sepse përballë ka pasur një ekip me lojtarë të rinj. Ata është dashur të fitojnë edhe më bindshëm sepse kanë cilësi.”, tha fillimisht Statovci.

Tutje, ai tha se Trepça 89’ nuk pati fond të lojtarëve dhe ndaj Ballkanit nuk e kishin kualitetin e duhur për ta fituar ndeshjen.

“Trepça i ka pasur 6 apo 7 mungesa të lojtarëve standardë. Lojtarët që u paraqitën sot nuk kanë pasur kualitet për të luajtur ndaj Ballkanit. Trepça nuk ka kontigjent dhe fond të mjaftueshëm të lojtarëve si Ballkani.”,  përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.