
Kryeministri Albin Kurti, tha se në takimin e radhës më presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të diskutohet se si marrëveshja e Ohrit në mes të Kosovës dhe Serbisë do të zbatohet pa vonesa.
Ai theksoi se është i gatshëm për takimin e 2 majit me presidentin serb dhe se pret rezultate konkrete.
“Gjithmonë jam gati për takimet e nivelit të lartë. Takimi i radhës do të mbahen në Bruksel. Duhet të diskutohet se si edhe marrëveshje e Brukselit dhe marrëveshja e Ohrit do të zbatohen pa vonesa e në plotëni”, ka theksuar Kurti.
Kurti këto komente i bëri në një deklarim për media pas ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjeve të Mirëkuptimit për nisjen e aktivitetit të mbështetur nga USAID-i, të partneritetit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë.
Ai foli edhe për zgjedhjet në veri, ku sipas tij, fushata e egër e Beogradit përmes shantazhit, frikësimit dhe e kërcënimit bëri që të ketë dalje të ulët të qytetarëve në zgjedhje.
“Dje janë mbajtur zgjedhjet lokale në katër komunat veriore të Kosovës. I kemi katër kryetar të rijnë tani. Unë i’u uroj fitoren atyre ju dëshirojë punë të mbarë dhe zotohem se Qeveri do t’i mbështes e do t’i ndihmojë. Janë krijuar kushtet që shërbimet publike, funksionimi i sistemit dhe qëndrueshmëri e institucioneve të rezultojë në mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarë pa dallim. Me këtë rast prej gjithë atyre që u zgjodhën nga dje kërkoj që të punojnë me përkushtim dhe të shërbejnë pa dallim etnie, prejardhje, pa dallim feje apo gjinie. Duhet të dëshmohen se ashtu siç i kanë fituar qytetar, siç e thotë Kushtetuta janë në nivel të detyre që të jenë gjithëpërfshirës duke mos diskriminuar askënd. Zgjedhjet kaluan të qeta dhe pa incidente”, tha ai./Gazeta10