Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Flamuri ynë së shpejti në KiE”- Osmani falënderon aleatët

Gazeta10
24 April 2023 - 15:59

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është miratuar nga Komiteti i Ministrave me mbi dy të tretat e votave të nevojshme. Pas këtij lajmi ka reaguar presidentja, Vjosa Osmani, raporton Gazeta10.

Osmani ka falënderuar të gjithë aleatët duke shtuar se së shpejti flamuri i Kosovës do të valëvitët edhe në Këshillin e Evropës.

“Së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës.
Faleminderit aleatëve tanë që sot votuan jo vetëm për Kosovën, por mbi të gjitha për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut”, shkroi ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.