Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Varfëria ekstreme në Kosovë, ja cila komunë mbanë rekordin e zi

Gazeta10
25 April 2023 - 14:20

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit për muajin mars 2023, në lidhje me mirëqenien sociale në vend.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit mars 2023 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21 948 familje me gjithsej 86 945 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 3 088 familje.

Nga raporti i ASK-së del që Mitrovica e Jugut ka numrin më të madh të familjeve të varfërë me gjithsej 2125 familje që marrin asistencë sociale, raporton Gazeta10.

Pas Mitrovicës numrin më të madh të kësaj kategorie e ka Vushtrria me gjithsej 1277 familje me asistencë sociale kurse numrin më të vogël të atyre që përfitojnë nga asistenca sociale e ka Komuna e Mamushës me vetëm 18 familje.

Megjithë këto statistika alarmante Qeveria Kurti në deklarimet e tyre proklamojnë se në Kosovë gjatë mandatit të tyre është rritur zhvilliomi ekonomik dhe është zvogëlaur varfëria. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.