Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

“Mund të tmerrohen të flasin kundër heronjve të UÇK-së” – Gjyqtari amerikan komenton seancat e mbyllura në Hagë

Gazeta10
26 April 2023 - 15:35

Pjesa më e madhe e seancave në Dhomat e Specializuara të Hagës po zhvillohen të mbyllura. Kjo në mbrojtje të identitetit e sigurisë të dëshmitarëve.

Gjyqtari amerikan, Dean Pineles, ka një përvojë gjyqësore mbi 20-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka punuar në Kosovë si gjyqtar penal ndërkombëtar në Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit – EULEX, nga viti 2011 deri në vitin 2013.

Duke komentuar procesin gjyqësor kundër Thaçit dhe të tjerëve, ai thotë se ky nuk është një proces i zakonshëm, pasi, sipas tij, “figurat më të rëndësishme të Kosovës në 24 vjetët e fundit” akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“A e dini se sa tmerruese mund të jetë kjo për shumë dëshmitarë”, pyet Pineles teksa komenton mbylljen e vazhdueshme të seancave gjatë dëshmisë së dëshmitarëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Është e rëndësishme të kuptohet se gjykata funksionon sipas rregullave të procedurës. Këto rregulla kanë dispozita që adresojnë mbrojtjen e dëshmitarëve, shumë prej të cilëve mund të jenë të tmerruar për të dëshmuar kundër heronjve të luftës së UÇK-së, si dhe viktimave të supozuara”, thotë Pineles për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se dispozita të ndryshme ligjore i japin gjykatës liri të madhe në mbrojtjen e dëshmitarëve, duke përfshirë seancat private, nëse gjykohen si gjë e përshtatshme.

Sipas tij, edhe dokumentet dhe dëshmitë e tjera redaktohen nga gjykata “për t’i mbrojtur personat që përndryshe mund të jenë në rrezik”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.