
Ministria e Shëndetësisë përmes fondeve të projektit “Kosovo Emergency Covid-19 Project-AF”, ka nënshkruar kontratë për furnizim me automjete specifike për nivelin e Kujdesit Parësor Shëndetësor.
Sipas një njoftimi të MSh-së, vlera e përgjithshme e kontratës është 748 mijë euro,
“Nga ky projekt do të përfitojnë 22 komuna të Republikës së Kosovës, përkatësisht 22 qendra të Kujdesit Parësor Shëndetësor do të kenë në dispozicion automjete me pajisje të integruara për transport të sigurt të vaksinave dhe për vizitë të pacientëve në shtëpi”, thuhet në njoftim./Gazeta10