Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksidentohen dy autoblinda “Hummer” në afërsi të Ujmanit

Gazeta10
25 August 2022 - 17:41

Dy autoblinda të Policisë së Kosovës të tipit “Hummer” janë aksidentuar në afërsi të Ujmanit, ndërsa nuk ka të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në veri, Branislav Radoviq.

“Ka qenë një aksident trafiku me dëme materiale, në afërsi të Ujmanit ku janë përfshirë dy automjete të Policisë së Kosovës të tipit ‘Hummer’. Nuk ka të lënduar, drejtuesit e mjeteve janë testuar për alkool. Siç njofton Inspektorati, në frymëmarrjen e tyre është gjetur 0.00 promil alkool. Ata po ndiqen me procedurë të rregullt”, tha ai. /telegrafi

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.