Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal jep arsyet

Gazeta10
28 April 2023 - 17:51

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani, në emisioni n “Info10”, ka folur rreth vendimit të këtij kuvendi për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim të veturave.

Ugljani ka thënë se urat i shohim si nderlidhëse ndaj komuniteteve dhe jo si barikada. Ai tutje ka thënë se kanë marrë edhe lajme kërcënuse nga pala serbe, raporton Gazeta10.

“E kemi ditë që do të kemi reaksione nga ata që janë për destabilitet por që ne kemi marrë një vendim që e kemi për obligim që të sigurojmë lëvizjen e lire të qytetarëve”, ka thënë Ugljani.

Ai tutje ka njoftuar se vendimi ka shkuar në Ministi të Pushtetit Lokal dhe Ministri të Brendshme dhe po ashtu do të njoftojnë edhe Policinë dhe EULEX-in.

“Pas këtij vendimi do të vjen vendimi për rindërtimin e xhamisë pranë Urës së Ibrit”, ka thënë Ugljani.

Duke folur rreth reagimit që bëri Vuçiq ndaj këtij vendimi ai tutje ka thënë se e vetmja zgjidhje është bashkëjetesa mes komuniteteve. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.